Filloi ndërtimi i fushave të sportit në dy shkollat në Kijevë të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara dhe të investimeve kapitale, sot në fshatin Kijevë, ka filluar ndërtimi i fushave të sportit për shkollën fillore, si dhe për shkollën e mesme profesionale.

Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm, drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi, drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, anëtari i Kuvendit të Komunës, nga Kijeva, Kajtaz Gashi, drejtor e shkollave përkatëse dhe kryetari i Kijevës, Bashkim Gashi dhe qytetarë të tjerë.

Në fillimin e punimeve, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, tha se “sot po fillojmë me ndërtimin e këtyre dy fushave, por në Kijevë është duke u investuar edhe në shumë projekte tjera, siç është zgjerimi i ndriçimit publik, së shpejti fillohet me ndërtimin e çerdhes, rrugëve të reja dhe shumë projekte tjera”.

Drejtori i arsimit, Blerim Thaçi, tha se “ndërtimi i fushave sportive për shkollat, janë pjesë e investimeve në krijimin e kushteve më të mira për shkollat e Komunës së Malishevës, përfshi edhe fushat sportive”.

Kryetari i fshatit, Bashkim Gashi, e ka falënderuar komunën për këtë investim, si dhe për investimet tjera që pritet të fillojnë së shpejti, e që janë kërkesa të banorëve të Kijevës.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Lajmet e Fundit