Filloi asfaltimi i 1.2 kilometra rrugë në Astrazup

Sot në fshatin Astrazup, filloi asfaltimi i 1.2 kilometra rrugë, në tri segmente rrugore. Në fillimin e asfaltimit të këtyre rrugëve, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët janë takuar edhe me banorë dhe i kanë uruar ata për asfaltimin e këtyre rrugëve.

“Sot po asfaltojmë këto rrugë, ndërsa projektet për Astrazupin, por as për fshatrat tjerë nuk do të ndalen, pasi ka shumë projekte që janë duke u realizuar, dhe të tjera që janë në procedurë e sipër, siç është ujësjellësi, palestra e sportit, por edhe rrugicat tjera brenda lagjeve”, tha kryetari Begaj.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, tha se “sot po asfaltohen 1.2 kilometër rrugë në fshatin Astrazup, të cilat janë në planifikuara dhe financohen nga buxheti komunal”. Edhe drejtori Morina, tha se në Astrazup, nuk është projekti i fundit, por këtë fshat e presin edhe shumë projekte tjera, të cilat janë duke u realizuar, apo janë në procedurë e sipër të fillimit të realizimit të projekteve dhe ky fshat do të ketë një maje krejt të re, falë investimeve.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit