Plan për ta bërë “Suzi”-n në Nashec destinacion turistik

Komuna e Prizrenit po synon që “Suzi”-së në Nashec t’i japë namin e një destinacioni të ri turistik, me karakter të një vendi për piknik, raporton PrizrenPress.

“Në vazhdën e investimeve, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik është duke bërë planifikimin operacional të krijimit të një destinacioni të ri turistik, me karakter të një vendi për piknik, në lokacionin e quajtur “Suzi” në Nashec”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtij projekti, parashihet të vendosen ulëse me mbulojë, konstruktimi i disa urave harkore mbi një nga degët e ujit të Lumbardhit (që derdhet në Drinin e Bardhë) të cilat do të mundësojnë kalimin e vizitorëve nga njëra anë në anën tjetër, si dhe krijimi i një fushe multidiciplinare sportive të lojërave në natyrë, që do t’i përgjigjet të gjitha grupmoshave.

Ky projekt do të begatojë edhe më shumë zhvillimin e turizmit si dhe sportin e peshkimit dhe të kajakut, që tashmë janë duke operuar në atë zonë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit