Goli i ‘çmendur’ i Ronaldos nga gjuajtja e lirë për të cilin po flasin të gjithë(Video)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shënuar golin e 100-të për Portugalinë.

Këtë gol jubilar, Ronaldo e realizoi në mënyrë maestrale, nga goditja e dënimit.

Një gjuajte e lirë perfekte në minutën e 45-të të ndeshjes, i dha epërsinë kombëtares së tij. Golin e 100-të kapiteni i Portugalisë e shënoi kundër Suedisë, në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në Friends Arena në Stockholm.

Ronaldo shënoi edhe në pjesën e dytë, për rezultatin përfundimtar 0:2 në këtë takim.

Në Ligën e Kombeve, Portugali me Suedinë bëjnë pjesë në Grupin 3 të Ligës A bashkë me Francën dhe Kroacinë.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Lajmet e Fundit