9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Çeku i VV-së: Delegacioni i Kosovës në Uashington ka qenë i papërgatitur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Harullah Çeku, ka adresuar një varg kritikash në drejtim të ekzekutivit kosovar dhe shefit të tij, Avdullah Hoti.

Ai ka kritikuar pikën në letrën e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ku kryeministri Hoti zotohet për të zbatuar vendimet gjyqësore për që lidhen me Kishën Ortodokse Serbe, brenda territorit të Kosovës.

Për këtë pikë, Çeku tha se e kishin paralajmëruar shefin e qeverisë kosovare. Ai ka thënë se ekipi kosovar ka qenë i papërgatitur dhe nuk ka lexuar as legjislacionin e Kosovës i cili i mbron liritë fetare.

“z.Hoti e kishim paralajmëruar në seancë kohë më parë dhe e kishim pyetur se cili është plani tij për ta kundërshtuar këtë pikë, dhe qëllimin tonë të mirë për të kontribuuar ai e pati cilësuar si hipotezë dhe teori të paqëndrueshme e tani na ka sjellë një rrezik të ri që po e trason rrugën drejt eksterritorialitetit për Kishat Ortodokse”, tha deputeti i VV-së të premten para gazetarëve duke shtuar se delegacioni i Kosovës “kanë pranuar të gjitha kërkesat e Serbisë, e një nga këto pika është që lidhet me liritë fetare dhe mbrojtjen e kishave”, vlerësoi Çeku.

“Zotimi i Hotit për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe kushtetuese pasi që Kosova e ka të sanksionuar qartë se si i zbaton vendimet e veta të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka pasur nevojë që për çështjet e natyrës kushtetuese të trajtuara nga Gjykata Kushtetuese të ketë diskutime ndërkombëtare e politike, aq më pak përballë Serbisë”, ka thënë Çeku.

Sipas tij, shteti i Kosovës nuk është dashur që t’i diskutojë fare çështjet që lidhen me liritë fetare, pasi ato tashmë janë të rregulluara dhe të garantuara.

“Në rrafshin politik Kosova ka plotësuar të gjitha obligimet nga negociata e Vjenës dhe plani i Ahtisarit, garancit për mbrojtjen e kishave ortodokse janë të përfshira në Kushtetutën e Kosovës dhe në 6 ligje te Kosovës. Prandaj me të drejtë pyesim nëse ndonjëherë delegacioni i Kosovës i ka lexuar këto ligje që kanë rol të madh të mekanizmave për mbrojtjen e kishave ortodokse”, deklaroi ai.

Më Shumë

Humb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit

Të premten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më saktësisht në repartin e Gjinekologjisë ka ndërruar jetë një grua shtatzënë. Siç bëhet e ditur në raportin...

Malishevë: Dy raste të dhunës në familje

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress. Një femër kosovare...

Lajmet e Fundit