Kur do t’i marrin shtesat zyrtarët policorë?

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka treguar se zyrtarët e Policisë së Kosovës do t’i marrin paratë shtesë brenda këtij muaji. Ai në interpelancën për rastin e hyrjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës tha se janë dakorduar me Sindikatën e Policisë së Kosovës orët shtesë të papaguara deri më tani të paguhen me pagën e shtatorit.

“Ne kemi pas një takim me Sindikatën e Policisë së Kosovës. Jemi dakordua me ta që të paguhen orët shtesë të papaguara deri më tani më pagën e shtatorit. Po ashtu një shumë e mjeteve për të cilën jemi dakorduar do të paguhet me pagën e shtatorit. Ky është dakordimi që kemi bërë më sindikatën e Policisë”, tha ai.

Veliu i është kundërpërgjigjur edhe Ganimete Musliut, e cila tha se pas incidentit në Karaçevë nuk është mbajtur Këshilli i Sigurisë. Veliu tha se përveç se është mbajtur ky takim, është mbajtur edhe një konferencë përmes mjeteve elektronike

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Lajmet e Fundit