OVL e Hasit padit familjen e kryetarit të ndjerë, Safet Gashi (VIDEO)

Veteranët e Hasit po pretendojnë se një kompani përfitoi në emër të tyre.

Madje edhe kanë bërë padi ndaj familjes së ish-kryetarit të veteranëve të kësaj zone, nga të cilët kërkojnë dokumentacionin për të dokumentuar mashtrimin që është bërë.

Sipas kryetarit aktual të OVL-së së Hasit, Xhevdet Thaçi, një kompani i është shmangur tatimit duke pretenduar se ka ndërtuar 34 shtëpi për ish luftëtarët, përmes një vulë që këta po e kërkojnë.

Mirëpo, ekzistimin e një rasti të tillë e kanë mohuar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Lajmet e Fundit