Komuna e Malishevës hap shkollat me orar të plotë, Gjimnazi vazhdon sipas skenarit B

Task Forca për arsim në Komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e rregullt të punës, ku është shqyrtuar zhvillimi i procesit mësimor. Në këtë mbledhje është paralajmëruar se mësimi në shkollat e Komunës së Malishevës, do të mbahet me orar të plotë, përjashtuar Gjimnazin, ku mësimi do të vazhdon të mbahet sipas skenarit B.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka bërë të ditur se nga java e ardhshme, në të gjitha shkollat mësimi do të mbahet me orar të plotë, por ora mësimore do të zgjatë 30 minuta, ndërsa në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, do të vazhdohet me skenarin B, pasi numri i nxënësve gjimnazist është shumë i madh.

Sa i përket situatës me covid, u bë e ditur se vetëm një mësimdhënës është pozitiv dhe në këtë rast drejtoria e arsimit ka vepruar sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse, dhe deri më tani nuk ka problem në zhvillimin e procesit mësimor në shkolla.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit