Shqiptari tentoi ta mbyste gruan me tel elektrik në Itali

Një shqiptar 47-vjeçar i cili ishte xheloz jashtë mase në gruan e tij tentoi ta mbyste atë me një tel elektrik.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi Valpolcevera në Itali.

Ai e ftoi në shtëpinë e tij me arsyetimin se do të merrte një dokument pune dhe pastaj mori një tel elektrik dhe u përpoq ta mbyste, raporton Abc news.

Sipas raportimeve ish-çifti bashkëshortor ishte në prag të ndarjes për shkak të xhelozisë së tepruar të 47-vjeçarit.

Për fat të mirë, pak para se të ndodhte tragjedia, gruaja arriti ta qetësonte burrin duke e bindur atë që ta dërgonte në spital me ambulancë, pasi do thoshte se ishte sulmuar nga një i huaj.

Duke arritur në Villa Scassi, pavarësisht nga prania e burrit, ajo arriti t’i bënte mjekët të kuptonin se ai ishte agresori. Ata thirrën policinë dhe burri u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Lajmet e Fundit