Zidane paralajmëron ndryshime deri në fund të afatit kalimtar

Real Madrid shënoi fitore me rezultat 1-0 ndaj Real Valladolid të mërkurën në mbrëmje, por ka fjalë që mund të ketë largime nga klubi para të hënës.

Zinedine Zidane refuzoi të përjashtojë ndonjë largim nga Reali para fundit të afatit kalimtar.

“Nuk mund të konfirmoj asgjë deri më 5 tetor”, ka thënë Zidane për mundësinë e largimeve, duke u nisur nga ai i Luka Jovic.

“Unë vendos [për ekipin] dhe kaq. Unë nuk do të them asgjë për atë që do të ndodhë. Çdo gjë mund të ndodhë”.

Real Madridi e kishte të vështirë ndaj Valladolidit, ku Thibaut Courtois bëri dy pritje të mëdha.

“Unë kam mbetur i kënaqur . Nuk ishte një natë e lehtë. Gjëja më e rëndësishme ishte marrja e pikëve sepse ne do të përmirësohemi”.

“[Courtois ] na shpëtoi javën e kaluar dhe e bëri këtë edhe sot”.

“Kjo është ajo për të cilën Thibaut është aty”, ka thënë Zidane.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit