1.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Vedat Muriqi dhe Milot Rashica nuk do të luajnë për Kosovën ndaj Maqedonisë së Veriut?

Lajm shumë i keq për Kosovën në prag të sfidës më të rëndësishme në histori ndaj Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht u konfirmua mungesa e Andi Zeqirit, sulmuesit me prejardhje nga Kosova i cili nuk do të paraqitet për Kosovën në ndeshjet e tetorit. Andi Zeqiri, i cili gjatë ditës së sotme u transferua në Brighton, do të vazhdojë të luajë për Zvicrën U21 dhe ende nuk dihet nëse ka vendosur ta përfaqësojë kombëtaren “Dardane”.

Lajmet sa vinë e bëhen më të rënda, pasi edhe Vedat Muriqi dhe Milot Rashica pritet të mos jenë të gatshëm për Kosovën ndaj Maqedonisë së Veriut në takimin që zhvillohet javën e ardhshme në Shkup.

Vedat Muriqi sapo është rikthyer nga një lëndim i cili e mbajti gjashtë javës jashtë stërvitjes ndërkohë edhe Milot Rashica nuk ka luajtur ende asnjë minutë për Werder Bremenin në Bundesligën gjermane.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i SSK, Arlind Sadiku i cili shprehet se Muriqi nuk do të jetë pjesë e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut ndërkohë edhe Rashica është pikëpyetje e madhe pasi klubet nuk dëshirojnë që lojtarët të luajnë pa stërvitje.

Federata e Futbollit të Kosovës është duke tentuar t’i bind klubet për lirimin e tyre por sipas rregullit të ri të FIFA-së, janë klubet ato që kanë fjalën e fundit kur vjen puna tek lirimi i lojtarëve për ndeshjet e kombëtarëve./Insporti.com/

Më Shumë

Vdes 44-vjeçari nga Prizreni, kishte rënë nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi kishte rënë nga lartësia, mëson Klan Kosova. Sipas burimeve të Klanit, burri ishte...

Vazhdon sanimi i rrugës në Pataqan të Epërm drejt Fortesës

Punimet për rregullimin e rrugës në fshatin Pataqan i Epërm, në drejtim të Fortesës, janë duke vazhduar me intensitet. Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit,...

Lajmet e Fundit