KFOR-i turk renovon klasat parashkollore të shkollës “Mati Logoreci” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi-Vezgishi, gjatë ditës së sotme morën pjesë në përurimin e klasave parashkollore të ShFMU “Mati Logoreci”, të cilët u renovuan nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, në deklarimin e tij theksoi se ky investim ka qenë më se e nevojshme për shkollën “Mati Logoreci”, ngase është njëra nga shkollat më të vjetra në komunën e Prizrenit.

“Ky investim ka qenë më se e nevojshme për shkollën ‘Mati Logoreci’, ngase është njëra nga shkollat më të vjetra të komunës sonë. Rregullimi dhe funksionalizimi i hapësirave shkollore është njëra nga prioritetet kryesore të qeverisjes sonë, andaj falënderojmë KFOR-in Turk për investimet dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim.”, tha Haskuka.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, gjatë fjalimit të saj dha detajet e projektit.

“Në kuadër të këtij projekti janë renovuar tërësisht klasat, dyshemeja e instalimi elektrik, si dhe këto klasa janë pajisur me pajisje teknologjike dhe shkollore, të përshtatshme për fëmijët parashkollorë.” tha Thaçi-Vëzgishi.

Kujtojmë se Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë, edhe në të kaluarën kishte investuar në renovimin e disa shkollave në pjesë të ndryshme të komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit