Vërmicë, zbulohet drogë brenda veturës me targa të Kosovës

Në pikën kufitare Vermicë/Morinë në kufirin Kosovë-Shqipëri një veturë me targa kosovare është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe në të njëjtën janë kapur disa kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Burime të RTKLive brenda policisë kufitare kanë bërë të ditur se vetura e tipit VW Toureg me targa KS me të hyrë në pjesën kosovare të territorit është ndaluar nga policia. Pas kontrollit në veturë janë gjetur mbi tre kilogramë drogë e llojit marihuanë.

“Pas gjetjes është njoftuar njësiti antidrogë dhe me urdhër të prokurorit është konfiskuar vetura dhe pronarit të veturës i është shqiptuar ndalesa prej 48 orësh”.

 

 

Lajmin për konfiskimin e kësaj sasie droge, për RTKLive e ka konfirmuar edhe Nexhmi Krasniqi, nga Departamenti për Kufij në Policinë e Kosovës.

RTKLive ka siguruar edhe fotografi të veturës së konfiskuar dhe drogën e kapur. /RTKLive/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit