Abrashi: Vetëvendosje ka dyfishim të anëtarësimit, shohim rritje të madhe

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, në “Prime Time” të Kanal 10 ka folur rreth zhvillimeve brenda subjektit politik që ai bën pjesë.

“Vetëvendosje po rritet çdo ditë e më shumë. Përderisa jemi duke u përgatitur për zgjedhje të brendshme, ne po shohim një rritje të madhe të Vetëvendosjes. Kemi dyfishim të anëtarësimit në Lëvizjen Vetëvendosje në nivel vendi”, ka thënë Abrashi, përcjell Portali.info.

Ai është kundërshtuar nga Sejdi Hoxha nga radhët e PDK-së, i cili ka thënë se ende nuk ka demokraci brenda VV-së, pasi që zyrtarët dhe deputetët e kësaj partie nuk mund të kenë qëndrime ndryshe nga kreu i partisë, Albin Kurti.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit