Challandes: Ky futbollist e do Zvicrën para Kosovës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur konferencën e parë për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, shkruan Insporti.com.

Challandes në konferencë tregoi se është i lumtur me deklarimin e Avdi Zeqirit (babai i Andit) por që nga biseda që ka pasur direkt me Andin, përgjigjja që ka marrë është se ai dëshiron të luajë për Zvicrën.

“Isha i lumtur çka kishte thënë babai i Andi Zeqirit. Andi më pas tha nuk do të vijë të luajë për Kosovën, por do ta pres përfundimin e kampanjës me U21. Tash ai ka vendosur, duhet ta respektojmë. Dyert e tij janë te hapura megjithatë”, deklaroi Challandes, transmeton Insporti.com.

Telenovela Zeqiri – Kosova, ka filluar nga kryetari i Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi i cili publikisht ka deklaruar se çështja e Zeqirit është e përfunduar dhe se ka pranuar Kosovë.

Madje, para disa ditëve në SuperSport Kosova në transmetim direkt Avdi Zeqiri (babai i Andit) deklaroi se Andi do të luajë për Kosovën, por nuk kaluan as 24 orë të plota dhe ai për mediet zvicerane deklaroi krejtësisht të kundërtën, duke thënë se i biri i tij do të luajë për Zvicrën dhe se gazetarët i kanë shtrembëruar deklaratat.

Challandes zbuloi edhe disa detaje interesante nga skuadra, gjendja e saj me lëndime dhe problemet me Rrahmanin dhe Bernard Berishën.

Ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova do të zhvillohet më tetë tetor në Shkup. /Insporti.com/

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit