“EURO 2021 mund të shtyhet sërish”, trajneri i Anglisë lëshon alarmin

Pandemia e koronavirusit nuk po merr fund, madje ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve në vende të ndryshme. Diçka e tillë e bën pesimist Gareth Southgate, trajnerin e kombëtares së Anglisë.

Në një prononcim përpara dueleve të Nations League ndaj Belgjikës (11 tetor) dhe Danimarkës (14 tetor), trajneri i “Tre Luanëve” flet rreth rrezikut që ekziston për një tjetër shtyrje të Euro 2021.

“Është e pamundur ta thuash me siguri që Euro 2021 do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Nuk mund të jemi të sigurt as nëse do të luhet në formatin me të cilin jemi mësuar.

Ka disa shenja që na japin shpresë që gjërat, në lidhje me situatën e koronavirusit, do të përmirësohen deri në pranverë. Shpresoj dhe uroj të ndodhë realisht kështu“, deklaron trajneri i Anglisë.

Më Shumë

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit