Aksident tragjik në Lubizhdë të Hasit, makina godet për vdekje 5-vjeçarin

Sot gjatë ditës ka ndodhur në aksident me fatalitet në fshatin Lubizhdë të Hasit.

Si rezultat i aksidentit një fëmijë pesë vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një veturë.

Shoferi i veturës është dërguar me urdhër të prokurorit në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.

“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj./Express/

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Lajmet e Fundit