5.8 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Mustafa: S’ka shtet ligjor me kandidatë që kanë probleme me ligjin

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së Isa Mustafa nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shprehur habinë e tij se si disa parti janë në gjendje të mbështesin në garën për balotazh kandidatë që janë nën hetime, e nga ana tjetër thirren se ato janë për shtet ligjor.

“Në një bisedë me një zyrtar të lartë të një subjekti politik, para disa ditësh e pyeta sesi mund të arsyetoheni që të përkrahni një kandidat për kryetar të një komune përmes koalicionit, nëse atij do t’i vërtetohet fajësia nga organet gjyqësore. Sepse, ju çdo ditë po thirreni në shtetin ligjor. Për fat të keq, se përcaktimi ynë për pavarësinë e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor është në krizë të madhe shihet edhe gjatë balotazhit. Subjektet politike dhe partitë e komuniteteve minoritare ngarendin të mbështesin kandidatët që janë në procese gjyqësore, që kanë problem me drejtësinë, me pushtetit gjyqësor. Unë nuk dëshiroj në asnjë rast të marr rolin e gjykatësit dhe ata t’i shpall të fajshëm, unë do të dëshiroja të jenë të pafajshëm. Por, krahas kësaj të gjitha subjektet politike të cilat janë zotuar për shtetin ligjor, për tolerancën zero ndaj korrupsionit duhet të tregojnë se edhe në vepër respektojnë këto pushtete. Çfarë kuptimi ka, kur partitë qeveritare dhe minoritare ngriten mbi ligjin dhe në këtë formë i dërgojnë porosi pushtetit legjislativ : ti thuaj çfarë të duash, por ne e dimë që njerëzit tanë janë të pafajshëm, ata duhet të zgjidhen në poste politike, sepse ata janë tanët, dhe ata që janë tanët nuk gabojnë, pasi që ne e kemi pushtetin. Këto porosi janë të rënda për ardhmërinë tonë evropiane, janë gabime që mund t’u kushtojnë keq politikisht edhe partive të tjera që mbështesin një logjikë të tillë. Isa Mustafa”, ka shkruar Mustafa.

Më Shumë

Prishtina-Ballkani, derbi i javës në “Fadil Vokrri” – vëmendja edhe në Suharekë

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit pritet të jetë ndeshja kryesore e kësaj të diele në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Sfida do...

Rregullohet sistemi i ngrohjes në shkollën ‘Hysen Rexhepi’ të Prizrenit

Drejtoresha e Shkollës "Hysen Rexhepi", Lumnije Rakaj, ka njoftuar se është vënë në funksion ngrohja e re me pelet në këtë institucion edukativ. Ky përmirësim...

Lajmet e Fundit