27.2 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Kuvendi mban dy seanca plenare, sërish në rend dite Projektiligji për UÇK-në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për dy seanca plenare.

Në orën 10:00 do të vazhdojë seanca e javës së kaluar ku do të shqyrtohen disa pika të mbetura, për votimin e të cilave nuk kishte kuorum.

Në mesin të këtyre pikave është edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ndërsa prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Rendi i ditës:

Vazhdimi i Seancës plenare, ora 10:00

I. Pika e papërfunduar nga Seancat plenare të mbajtura më 7, 13 e 14 gusht dhe 17, 25 e 28 shtator dhe 8 tetor 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

4. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 8 dhe 12 tetor 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L132 për Automjete,

2. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,

3. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,

4. Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,

5. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,

6. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.

Seanca plenare, ora 11:00

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-030 për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-013 për Peticione,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 si dhe Ligjin Nr. 003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256,

10. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019,

11. Shqyrtimi i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

12. Emërimi i gashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

13. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Më Shumë

Prevalla, natyrë pa përkujdesje

Prevalla vazhdon të mbetet një prej vendeve më të vizituara nga qytetarët, jo vetëm nga Kosova, por edhe jashtë saj. Por, vizitorët ende po...

Hasani e pranon se kishte kërkesë për mbështetje nga VV-ja, tregon kushtin e tij

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka pranuar se ka pasur kërkesa nga Lëvizja Vetëvendosje që ta mbështesë Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të...

Lajmet e Fundit