Arti i nëntë bashkon botën në Prizren përtej sfidave

Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës në Prizren është jetësuar me prezantim online sikurse edhe me hapjen e ekspozitës në galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës. Hiç më pak se 1 mijë e 147 ka qenë numri i artistëve që kanë aplikuar, e që vijnë nga 71 vende të ndryshme të botës, me më shumë se 10 mijë punime të stripit dhe të karikaturës. Është rekord për festivalin e që shënohet në edicionin i cili kapërcen sfidat.

Në ceremoninë e hapjes së edicionit të radhës, Gani Sunduri nga shoqata e strip-artistëve kosovarë “Xhennet Comics”, ka theksuar se shkaku i rrethanave të krijuara sivjet është vendosur që aktivitetet e festivalit të zhvillohen online dhe me një ekspozitë, duke respektuar masat e autoriteteve për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Strip festivali më i vjetër në Kosovë që mbahet në qytetin e vjetër kulturor, Prizren, edhe këtë vit vazhdoi me realizimin e festivalit më tradicional në vend. Festivali për të 17-n herë mbahet më datat 15-18 tetor 2020, por, atë që këtë festival e bën më të veçantë është arritja e suksesit në përkrahjen e artistëve botërorë dhe vendorë”, ka thënë Sunduri të shtunën mbrëma para të pranishmëve të ftuar në ceremoninë e hapjes së edicionit të 17-të të festivalit të stripit dhe karikaturës./KOHA/

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit