8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Fillon shenjëzimi i rrugëve në Malishevë

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në qytetin e Malishevës, ka filluar shenjëzimi i rrugëve, përkatësisht pjesa e vendosjes së vendkalimeve për këmbësor në rrugët e qytetit. Projekti i mirëmbajtes, do të vazhdoj me shenjëzimet në rrugë edhe në afërsi të të gjitha shkollave në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim Morina, ka bërë të ditur se mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht vendosja e sinjalistikës do të vazhdoj për dy vite me radhë me këtë projekt dhe përveç vendkalimeve do të vendosen edhe shenjat afër shkollave.

“Qëllimi i këtij projekti është jo thjeshtë mirëmbajtja e rrugëve, por krijimi i sigurisë më të madhe për të gjithë këmbësorët, e sidomos për nxënësit, si në qytet ashtu edhe në fshatra, e po ashtu edhe vozitësit do të kenë më të lehtë vozitjen afër shkollave, por edhe në rrugët në qytet”, ka thënë drejtori Morina.

Sipas tij, kjo mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit