12.5 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Haskuka merr mbështetjen e shefit të BE-së për projekte zhvillimore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme, në fokus për projektet në arsim, shëndetësi, turizëm e zhvillim ekonomik, si dhe hapat që ka ndërmarrë Komuna për uljen e pasojave të shkaktuara nga pandemia.

Duke e shprehur mirënjohjen ndaj ambasadorit Szunyog, kryetari Haskuka deklaroi se ndihet i gëzuar për përshtypjet që ka ambasadori për Prizrenin, imazhin e qytetit, historinë, traditën, kulturën e multi-etnicitetin.

Ndërsa ambasadori Szunyog, duke theksuar se kjo është vizita e parë zyrtare, por jo e fundit në Komunën e Prizrenit, shprehu mbështetjen e mëtejmë të BE-së për projekte dhe aktivitete të ndryshme zhvillimore.

Pas mbajtjes së takimit, ambasadori Szunyog, i shoqëruar nga kryetari Haskuka, vizitoi qendrën historike të qytetit, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si dhe zhvilluan një takim të përbashkët me komunitetin e biznesit në Prizren.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë...

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Delirium

Lajmet e Fundit