Bashkim Beshi ishte futbollisti i Lirisë

Ish-futbollisti i Lirisë, Bashkim Beshi, ka vdekur sot në moshën 52-vjeçare, njofton klubi i Ligës së Parë.

Beshi vdiq mëngjesin e së dielës si gjykatës i Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe do të varroset pasditen e sotme në Prizren, raporton Front Online.

Ai ka qenë futbollist i Progres Exportit, para se t’i bashkohej Lirisë, ku i kaloi shumë vite, dhe e fitoi edhe titullin e kampionit në vitin 1995.

Pas pensionimit, ai punoi si trajner i grupmoshave të reja, derisa një periudhë ishte edhe sekretar i KF Liria.

Së fundmi, ai ka qenë i punësuar si gjykatës në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit