6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren brenda 24 orëve, 7 aktakuza kundër 11 personave

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 65 aktakuza, kundër 96 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale, transmeton Klan Kosova.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër 29 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë aktakuza kundër 11 personave, për kryerjen eveprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi dhe ka ngritur 18 aktakuza, kundër 28 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Lajmet e Fundit