Dragash: Mungojnë të akuzuarit, shtyhet seanca për vjedhje të rëndë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, ka dështuar të mbahet seanca  në rastin e të akuzuarve për vjedhje të rëndë, Gani Berisha dhe Izjet Halilaj.

Gjyqtarja e çështjes, Sabaheta Kurteshi, ka konstatuar se për të pandehurit Berisha dhe Halilaj, nuk ka fakte se janë thirrur në mënyrë të rregullt, raporton  “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në seancën e paraparë për të enjten, ka qenë prokurori Shehadin Desatani.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca nuk është mbajtur, ndërsa e njëjta është caktuar nga gjyqtarja Kurteshi, me datën 18 nëntor 2020, në ora 14:00.

Në bazë të aktakuzës së 11 shtatorit 2018 të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, Gani Berisha dhe Izjet Halilaj akuzohen për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Ata akuzohen se më 17 prill 2016, në orë të pavërtetuar, në fshatin Brodosan, Komuna e Dragashit, në shtëpinë e të dëmtuarit Samir Hasani, të pandehurit në bashkëveprim, duke thyer, kaluar, apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura ose duke hequr pengesat e tjera, me qellim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit, i afrohen shtëpisë se tij, ku me mjet të fortë, të përshtatshëm, hapin dritaren e banjës dhe hyjnë brenda.

Sipas aktakuzës, ata me mjet të përshtatshëm thyejnë edhe derën e hyrjes se shtëpisë, demolojnë edhe gjerat e shtëpisë, ku nga aty marrin veshjet e nusërisë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.

Me këto veprime, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga paragrafi 327,paragrafi 1,nenparagrafi 1.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit