10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Një e mitur tenton t’i jap fund jetës në fshatin Gjonaj të Prizrenit, shpëtohet nga një kalimtar

Një 14-vjeçare në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit ka tentuar t’i jap fund jetës, por që u shpëtua nga një kalimtar.

Nuk dihen ende motivet pse 14-vjeçarja kishte tentuar të vetëvritej, ndërsa gjendja e saj shëndetësore sipas mjekëve tani është stabile.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Po rasti është vetëvrasje në tentativë, ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit rreth orës 12:50 më datë 02.11.2020. Një femër e moshës 14 vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke kërcyer nga një urë, që gjendet në fshatin Gjonaj mbi lumin ‘Drini i Bardhë’ por që një kalimtar e ka pa dhe ka ndërhyrë duke e nxjerrë atë nga uji. Sipas mjekëve gjendja e saj është stabile. Ndërkohë që motivet ende nuk dihen”, ka thënë Osmanollaj.

Në Republikën e Kosovës ekziston një qendër telefonike për parandalimin e vetëvrasjes e quajtur “Linja e Jetës”. Në linjë, vullnetarë të trajnuar nga ekspertë internacional i përgjigjen telefonatave të personave të cilët kanë mendime për vetëvrasje. Çdo thirrje është plotësisht anonime dhe trajtohet pa gjykime nga ana e vullnetarëve. Mund të telefononi në numrin 0800 12345. /Telegrafi/

Më Shumë

Smajl Latifi: Le të mobilizohemi për fitoren që na pret dhe të bëhemi gati për projektet e mëdha

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe fushatë të qetë...

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Lajmet e Fundit