Këto takime intesante zhvillohen në javën e tretë të Superligës së Kosovës

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje, ku Trepça e pret Golden Eagle Ylli në Mitrovicë.Mitrovicasit kanë pësuar dy humbje nga dy ndeshje të zhvilluara, kurse therandasit kanë dy fitore nga dy ndeshje në këtë edicion.

Ponte Prizreni-Peja është një takim shumë interesant, ku prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje në këtë edicion, kurse pejanët dy fitore nga dy ndeshje dhe do të mundohen të vazhdojnë ecurinë pozitive. Rahoveci-Sigal Prishtina po ashtu shihet si një përballje mjaft interesante, ku në vitet e fundit, takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe dramatike. Bardhekaltrit i mundën në gjysmëfinale të Superkupës, andaj ky takim po pritet me interesim të madh.

Të dy skuadrat kanë një fitore dhe një humbje.Bashkimi, që ishte finalist i Superkupës do të ndeshet me Vëllaznimin, që ka hyrë nga Liga e Parë në Superligë. Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse kuqezinjtë dy humbje nga dy ndeshje.

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit