Parulla politike e VV-së/ “Erlli dita” në një kopsht fëmijësh në Prizren

Komuna e Prizrenit e cila qeveriset nga VV-ja ka abuzuar me parulla politike në një kopsht fëmijësh.

Në një kopsht të fëmijëve në Prizren është shkruajtur parulla tashmë e njohur e VV-së, ‘Erdhi Dita’, por në një version tjetër tani, në ‘Erlli Dita’.

Zyrtari për media nga PDK, Bashmir Xhemaj e ka cilësuar si turp këtë vepër që është bërë në komunën e cila udhëhiqet nga VV-ja.

“Turpi s’ka kufi në Prizren . Abuzohet me parulla politike një kopsht fëmijësh. Kjo qeverisje skandaloze e Mytaher Haskukës po e bastardon edhe gjuhën shqipe. Të ndalet kjo shëmti”, ka shkruar Xhemaj.

Edhe analisti Imer Mushkolaj ka reaguar duke thënë “e paskan mytë marren n’Prizren”.

“Keqpërdorimi i slloganit partiak në një park fëmijësh dhe sakatimi i gjuhës shqipe. E paskan mytë marren n’Prizren”, ka thënë Mushkolaj./Fontal/

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit