Real Madrid humbet durimin, Zidane pranë shkarkimit

Rezultatet jostabile të Real Madrid nga fillimi i sezonit e vendosën Zinedine Zidane në një pozitë të keqe dhe tani ka spekulime për largimin e tij nga pankina e “mbretërve”.

Nëse rezultatet nuk përmirësohen, atëherë Zidane ndoshta do të largohet nga Real Madrid dhe ekipi spanjoll ka gati një zëvendësim për të.

Tashmë ka spekulime për pasardhësit e mundshëm të francezit, dhe favoriti i parë është Mauricio Pochettino.

Argjentinasi nuk e fsheh se ka një dëshirë të madhe të ulet në krye të Los Blancos, dhe për momentin është pa skuadër.

Opsioni i dytë është që legjenda e klubit Raul Gonzalez Blanco, i cili aktualisht drejton ekipin e dytë të Real Madrid, të marrë vendin e Zidane.

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit