9.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Rregullohet hyrja në qytetin e Malishevës në rrugën “Ibrahim Mazreku”

Rruga “Ibrahim Mazreku”, përkatësisht pjesa e hyrjes jugore në qytetin e Malishevës, është duke u rregulluar me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, duke filluar me ndriçim, kanalizimet për ujërat e zeza dhe ujërat e shiut dhe trotuari.

Punimet në këtë rrugë i kanë inspektuar drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, dhe shefi i prokurimit, Nuhi Shala, ku janë njoftuar me ecurinë e punimeve dhe realizimin e projektit sipas kontratës dhe paramasave.

“Kjo rrugë ka qenë prioritet i drejtorisë së urbanizmit, dhe tani janë duke u realizuar punimet sipas planifikimeve, me qëllim të rregullimit të hyrjes në qytet, e mbi të gjitha për të krijuar edhe siguri në këtë rrugë, pasi përmes rregullimit të kanalizimit të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik, e bashkë me këtë edhe trotuari dhe ndriçimi, nuk do të ketë dalje të ujërave në rrugë, e po ashtu edhe hapësirë dhe ndriçim për këmbësorët”, ka thënë drejtori Morina gjatë inspektimit të punimeve.

Morina,gjithashtu është ndarë i kënaqur me ecurinë dhe cilësinë e punimeve që janë duke u realizuar në këtë rrugë, e rregullimi i saj, ka qenë një kërkesë dhe nevojë e domosdoshme, pasi në këtë pjesë shtrihen shumë objekte me rëndësi, siç është objekti i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, objekti i pylltarisë dhe objekte të ndryshme afariste, e po ashtu është një prej rrugëve më të ngarkuara me qarkullim të automjeteve.

Rregullimi i ndriçimit, kanalizimit dhe trotuari në hyrje-daljen jugore të Malishevës, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Totaj: Qeveria i ka marrë Komunës së Prizrenit 36 milionë euro në katër vjet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Komuna e Prizrenit ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë katër viteve të fundit, si pasojë...

Lajmet e Fundit