25.2 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Legjenda e Liverpoolit befason me këto fjalë për Klopp-in

John Barnes është një legjendë e Liverpoolit. Ai ka luajtur në “Anfield” mes 1987-ës dhe 1997-ës, ka fituar dy kampionate, dy Kupa të Anglisë dhe ka shënuar 106 gola në 403 ndeshje.

Ish-fantazisti ka dhënë këndvështrimin e tij të veçantë mbi diskriminimin që ekziston sot në futbollin anglez.

“Do të përdor Klopp si shembull. Dy vitet e para nuk kanë qenë një sukses, por Liverpool besonte se ishte njeriu i duhur. Në rrethana të tjera, ai do ta kishte humbur vendin e punës”.

“Po të kishte qenë me ngjyrë, do të ishte shkarkuar në ato dy vite të para. Nuk është një diskutim që vlen vetëm për trajnerët e futbollit me ngjyrë. Është një problem më i gjerë: sa drejtues me ngjyrë janë në vende të larta, në çdo sektor? Pse futbolli duhet të jetë ndryshe? Deri kur nuk do ta trajtojmë problemin dhe nuk do të ndryshojmë perceptimin tonë në shoqëri, kështu do të jetë”.

“Edhe nëse Klopp do të kishte qenë anglez, do ta kishte humbur vendin e punës. Është këtu që ideja e diskriminimit është pak e çuditshme, veçanërisht në nivele të larta: gjashtë skuadrat e para të Premier League nuk kanë një trajner anglez të bardhë, me përjashtim të Frank Lampard, por vetëm sepse ka një lidhje të veçantë me Chelsean. Në rrethana të tjera nuk do të ishte aty”.

Më Shumë

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

Godwin Chibueze Chukwu zyrtarisht te Prizreni

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Godwin Chibueze Chukwu, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një sezoni mbresëlënës në Ligën e Dytë. “Godwin Chibueze...

Lajmet e Fundit