-2.3 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Kurti iu del në mbrojtje Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Brenda UÇK-së nuk kishte ndërmarrje kriminale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dal me një konferencë për media, ku ka kërkuar bashkim në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen nga Prokuroria e Dhomave të Specializuar, në Hagë.

Kreu i VV-së, ka thënë se akuzat për Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin janë të pavërteta, të pabesueshme dhe assesi të kenë ndodhur.

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë, është se në UÇK ka ekzistuar një grup kriminal përbrenda, me shprehjen që ja jep kjo prokurori si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Pra, njëfarë strukture paralele kriminale brenda UÇK-së, thua se kemi pasur edhe UÇK edhe NPK, edhe ushtri çlirimtare edhe ndërmarre kriminale. Prokuroria e ka gabim, nuk ka pasur strukturë të tillë kriminale. UÇK-ja kishte Shtabin e Përgjithshëm dhe drejtoritë përkatëse, zyrën e përfaqësuesit politik, Adem Demaçi, zonat operative, brigadat, batalionet, njësitë, e jo aty një strukturë paralele siç pretendon prokuroria. Ky lajmi i ri në Kosovë për njëfarë NPK-je brenda UÇK-së, nuk është i vërtetë”, ka thënë Kurti, raporton Insajderi.

Sipas Kurtit, për të vërtetuar kjo prokurori se paska ekzistuar kjo strukturë paralele, ajo natyrisht se është dashur të thotë se ka pasur edhe një qëllim paralel.

“Sipas prokurorisë qëllimi nuk ishte më ai i UÇK-së, që ishte çlirimi, por qëllimi i këtij grupi, paska qenë të ushtrojë kontroll gjithandej në Ksoovë, madje qysh nga marsi i vitit 1998. Po të thuhej se ndokush prej tyre ka pasur qëllimin e kontrollit në mars të vitit 2008 apo në mars të vitit 2018 edhe mund të besohet, por kurrsesi në mars të vitit 1998”, theksoi Kurti.

Madje, ish-kryeministri i Kosovës shtoi se në Hagë nuk janë duke u ndjekur indidivdët, teksa ka ftuar që të bëhen bashkë për ta mbrojtur luftën e UÇK-së.

“Në Hagë nuk janë duke u përndjekur vetëm individët por as nuk mund të mbrohen të pandehurit vetëm si individ. Shteti i Kosovës duhet ta organizojë e ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata e pamë se i kanë avokatet e tyre secili, mirëpo nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve dhe që të gjithë duhet ta mbrojmë. Kjo është punë qeverie, sidomos punë qeverie. Ne duhet të jemi bashkë për luftën çlirimtare dhe kundër Serbisë”, shtoi kreu i VV-së.

Më Shumë

Liria dhe Suhareka, miqësore nesër në Prizren

FC Suhareka ka vazhduar me stërvitjet e rregullta në vitin e ri kalendarik 2025 për fazën e parë përgatitore ku po mbizotëron një atmosferë...

Prapaskenat/ Përplasja fizike mes Laert Vasilit dhe Gertit për të dashurën aktore! Ç’ndodhi mes dy banorëve të BBV në lokal

Aktori Gert Ferra është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Një personazh i njohur në radhën e aktorëve, por i tërhequr disi nga...

Lajmet e Fundit