Përurohet objekti i Urgjencës në Malishevë

Sot është përuruar objekti i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Në përurimin e kësaj qendre ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj derisa flet për rëndësinë e kësaj qendre, shtoi edhe se situata epidemiologjike e në Malishevë është nën kontroll.

“Sot, kur po përurojmë objektin tepër të nevojshëm të Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, është shumë e rëndësishme të theksohet se situata epidemiologjike në këtë komunë është nën kontroll dhe Malisheva ndodhet në zonën e gjelbër. Tashmë pacientët nga kjo komunë nuk do të kenë nevojë të frekuentojnë urgjencat spitalore në qytetet e tjera”, shkruan Zemaj.

“Angazhimi i udhëheqjes Komunale, Drejtorisë së Shëndetësisë, së shtabeve emergjente, Policisë dhe Inspektorateve, do të vazhdoj me këtë ritëm në mënyrë që qytetarët të mbrohen maksimalisht nga COVID-19”, thotë Zemaj

Zemaj ka thënë se investimet për kompletimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë janë prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa, krahas kësaj po vazhdojmë të rrisim edhe kapacitetet testuese, po sigurojmë pajisje mjekësore dhe furnizimet me barna.

“Dua ta falënderoj personelin shëndetësor për angazhimin që ka pasur që nga dita e parë, duke trajtuar rastet me Covid-19, të cilat nuk janë hospitalizuar, duke marrë trajtimin mjekësor përmes vizitave mjekësore shtëpiake. Përkrahja dhe ndihma do të vazhdoj edhe më tej. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar tutje Zemaj.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit