15 C
Prizren
E enjte, 25 Shkurt, 2021

Prizren: Përsëri dështon seanca ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar përsëri seanca gjyqësore ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të akuzuar për shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi.

Shkak i mosmbajtjes së kësaj seance ishte mungesa e palëve në këtë çështje penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Anëtari i trupit gjykues, gjykatësi Fidan Hoxha konstatoi se nuk janë prezent kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani, për të cilin tha se është në pushim mjekësor, si dhe nuk është prezent prokurori Afrim Shefkiu.

Po ashtu, gjykatësi Hoxha konstatoi se nuk ishte prezent edhe i akuzuari Besim Rexhaj, si dhe mbrojtësi i tij avokati Miftar Qelaj.

Në këto rrethana, gjykatësi Hoxha njoftoi palët se seanca e sotme nuk do të mbahet, e njëjta u caktua për 08 dhjetor 2020, në ora 10:00.

Me aktgjykim e shpallur nga Gjykata Themelore në Prizren, më 9 janar 2020, ish-drejtori ekzekutiv i shkollës “DBBS” në Prizren, Flamur Hoxha, ishte dënuar me gjashtë vjet burg dhe 21 mijë euro gjobë, pasi ishte shpallur fajtor se ka mashtruar qytetarët për viza pune në Gjermani, ndërsa i akuzuari tjetër, Besim Rexhaj, ishte dënuar me katër vjet burgim dhe me 12 mijë euro gjobë.

Ndaj të akuzuarit Flamur Hoxha, ishte shpallur edhe aktgjykim plotësues, konfiskimi i pasurisë, konkretisht një shtëpi, një veturë “BMË X5”, si dhe një “Audi”, kurse të akuzuarit Rexhaj, i është konfiskuar një banesë me garazh, si dhe një veturë e tipit “Polo”.

Po ashtu, për këtë rast ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht Veprim Rexhepi, i cili akuzohej se me anë të falsifikimit, ka nënshkruar rreth 400 kontrata pune për në shtetin e Gjermanisë, pa qenë i autorizuar fare nga personat përgjegjës, në emër të të cilëve janë lëshuar këto kontrata, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa Gjykata e Apelit, këtë rast e ka kthyer në rigjykim vetëm ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të cilët kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale (PSRK), të ngritur më 20 gusht 2018, me të cilën Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj, akuzohen se në periudhën 2016-2017, megjithëse e kanë ditur se të ardhurat burojnë nga aktivitete kriminale, kanë pranuar para nga qindra persona të dëmtuar, saktësisht 489 persona, me arsyetimin se do t’i punësojnë në Gjermani.

Sipas aktakuzës, Hoxha dhe Rexhaj, nga të dëmtuarit e njëjtë i kanë marrë nga 2500 – 3000 euro, të cilët fare nuk i kanë dërguar në Gjermani, duke fshehur fondet në fjalë e më pas të njëjtat fonde duke i transferuar tek persona tjerë, me këto veprime kanë përvetësuar shumën prej 1.220.175.00 euro, nga të cilat kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1.068.775.00 euro.

Me këtë, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, akuzohen se kanë kryer veprën penale “shpëlarje parash”, nga neni 308 i Kodit Penal të RKS, si dhe neni 32 parag 2. nën parag 2.1 dhe 2.2 i Ligjit mbi Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit Penal të RKS.

Sipas aktakuzës, të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale të mashtrimit, nga neni 335, dhe atë të falsifikimit të dokumenteve nga neni 399, si dhe Shmangie nga Tatimi nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Alonso i vendosur të qëndrojë te Chelsea

Marcos Alonso është i vendosur të qëndrojë më gjatë te Chelsea, raporton “The Sun”. Kontrata e spanjollit me Chelsean skadon në fund të stinorit, por...

Zbulohet telefonata e drejtorit sportiv të Fenerbahces, Vedat Muriqi mund të rikthehet në Turqi

Fenerbahçe assesi ta harrojë sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqi. Drejtori sportiv i Fenerbahçes, Emre Belozoglu ka telefonuar Muriqin një ditë më parë, raporton “Zeri.info”. Tashmë kanë dalur...

Dy të vdekur në Prizren nga Covid-19

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55...

“Jam i bindur që Kurti e ka parashikuar këtë ditë”, Quni flet për rënien e Qeverisë Kurti

Anton Quni i LDK’së ka folur për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe shkarkimin e Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme....

Motër e vëlla gjenden në Prizren, mësohet arsyeja e daljes nga shtëpia

Një prind nga fshati Vranjak i Rahovecit i ka raportuar si të zhdukur në polici djalin dhe vajzën e tij. Fëmijët e moshës 13 dhe...

Në Prizren regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus

Dhjetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në komunën e Prizrenit. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i...

Klinaku: Publikimi i dosjeve të UNMIK-ut është dashakeqës dhe me pasoja

Kryetari në detyrë i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se publikimi i dosjeve të UNMIK-ut rreth vrasjeve të Xhemajl Mustafës dhe Ekrem Rexhës është...

Një i vdekur e 398 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një person nga koronavirusi ndërsa 298 kanë rezultuar pozitivë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, gjatë...

Një muaj paraburgim për prizrenasin që u prezantua si sigurim i Kuvendit dhe mashtroi një person

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit G.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka...

Parlamenti Evropian i shqetësuar për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion

Shumë ngecje në luftën kundër korrupsionit në Kosovë janë shfaqur në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën, e që është në diskutim në Komitetin...

Shefi i UNICEF-it: Duket sikur jam i vetmi me maskë në Prizren

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, gjatë një vizite në Prizren, ka kritikuar për mos vendosjen e maskave kundër COVID-19. Përmes një...

Pas fushatës rriten rastet e reja me COVID 19, mobilizohen institucionet – a do të ketë ndryshim të masave?

Zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit ka zgjatur vetëm 10 ditë, mirëpo, partitë politike kanë nisur takimet me qytetarët nëpër komuna shumë më...

Suharekë: Ia hakojnë rrjetet sociale, postojnë fotografi me përmbajtje të ulëta

Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë ndërhyrë në adresën e tij personale të rrjetit...

Lista e plotë e deputetëve të mundshëm të LVV-së në Kuvend

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, deri më tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.85% apo 378,550 vota. Sipas...

Shtyhet gjykimi ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë

 Ka dështuar të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, Jonuz Mazreku, i akuzuar për...

Pas zgjedhjeve të gjithë analistët bëhen të mençur

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Rezultatet e pritura dhe të papritura: Kanë mbetur të numërohen vetëm edhe votat e diasporës, votat me kusht dhe ato...

Lajmet e Fundit