Totaj i PDK-së viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren

Kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe sekretarin Dr. Faruk ef. Ukallo, e pritën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, Shaqir Totaj dhe bashkëpunëtorët e tij, Arben Rashkaj, Alban Bislimaj, Shkelzen Kastrati e Nehat Elshani.

Gjatë takimit u bisedua për tema të ndryshme, përfshirë situatën e përgjithshme në komunën e Prizrenit dhe në Kosovë.

Me këtë rast, Totaj u interesua nga afër për gjendjen e Këshillit të Bashkësisë Islame në raport me vështirësitë që ka sjell pandemia Covid-19.

Po ashtu, ai e vlerësoi lartë kontributin e Bashkësisë Islame për shoqërinë dhe ofroi bashkëpunimin e tij dhe të partisë, në çdo projekt që është në interesin e përgjithshëm.

Më Shumë

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit