6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Zv/kryeministri Tahiri: Zemra më dhembi kur e pashë Adem Jasharin në një qendër tregtare të Prizrenit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ka ndjerë dhimbje në zemër kur e ka parë shtatoren e ish-koamdantit Adem Jashari të vendoset në një qendër tregtare në Prizren.

Tahiri është shprehur se institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë të përsëriten situata të ngjashme sikurse ajo e vendosjes së shtatores në Prizren, teksa ka bërë thirrje që të merren masa për parandalimin e veprimeve të tilla.

“Zemra më ka dhemb kur e kam parë Adem Jasharin në një qendër tregtare. Unë e dëgjova atë djalin, ai frizer ish, por nuk mundet Adem Jasharin me e qitë ku të do dikush. Nuk guxojmë ne. Kur te vendosim dikë diku, ai është histori. Sidomos një njeri prej të cilit ne e gëzojmë sot lirinë”, ka thënë zv/kryeministrit Tahiri.

https://prizrenpress.com/poliklinika-tirana-medical-center-ne-prizren-ofron-konsultime-falas-nga-distanca/

Në emisionin Infomagazine të Klan Kosovës, Tahiri ka deklaruar se me inciativën e tij do të themelohet një grup punues që merret me vendosjen e shtatoreve.

“Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë kam marrë iniciativë që të themelojmë një grup punues që rregullon se ku duhet të vendoset një shtatore. Nuk mund të lejojmë shtatoren e Adem Jasharit të vendoset në qendër tregtare”, ka thënë ai.

Tahiri ka deklaruar se ky grup punues do të parandalojë vendosjen e shtatoreve të heronjve kombëtar në vende të pahijshme, sikurse ndodhi rreth dy javë më parë në Prizren. /Insajderi.org

Më Shumë

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Lajmet e Fundit