8.5 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Liria e Prizrenit me ndryshime, Skënder Shengyli largohet – vjen Naci Sensoy

Drejtuesit e Lirisë përfundimisht kanë vendosur që drejtimin e skuadrës t’ia besojnë Naci Sensoyt.

Lajmin për faqen e klubit e ka konfirmuar, kryetari Qemal Krasniqi.

“Nga dita e hënë ekipit të Lirisë, si shef i shtabit teknik , do t’i prijë Nacii Sensoy. Këto ndërrime janë bërë si domosdoshmëri e momentit, si dhe në koordinim me gjithë strukturat e klubit. Ish shefi shtabit teknik, Skender Shegyli dhe ndihmësi, Sinan Osmani, do të vazhdojnë të jenë pjesë e Lirisë në pozicione të tjera”, ka thënë Krasniqi, duke bërë të ditur se ndërrimet janë bërë para dy ditësh.

“Jemi duke bërë një riorganizim të thellë. Ky riorganizimim, do të jetë nga shkolla e futbollit deri te ekipi i parë. Për sa i takon ekipit të parë, presim edhe sjelljen 6-7 futbollistëve nga Kosova dhe jashtë saj. Por, futbollistët e sjellur këtë herë do të bëjnë dallimin në cilësi, në mënyrë që të përmbushen objektivat e klubit’, ka thënë ai.

Sensoy që vjen me një karrierë të begatë te Liria, beson në suksesin e skuadrës dhe paralajmëron përforcime.

“Kjo është përvoja ime e parë në Kosovë. Do të mundohem që të jap maksimumin. Jemi 9-të pikë prapa liderit, situate është paksa e vështirë, por besoj në përvojën time. Shpresoj shumë edhe në mbështetje të gjerë, pas një riselektimi  e riorganizimi dhe sjelljes së disa përforcimeve kualitative  dhe me punë, të arrijmë objektivin’, ka thënë ai.

Sensoy, ka punuar në gjashtë shtete si: Turqi, Azerbajxhan, Bullgari, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni.

Në Shqipëri ai ka drejtuar klube si Bylis dhe Kukësi.  /Telegrafi/

Më Shumë

Dardan Cena në garë për medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun Sofia European Open 2026, duke arritur deri në luftën për medaljen e...

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet

Pas rinumërimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, është i vetmi që e ka humbur mandatin e deputetit. Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë...

Lajmet e Fundit