-2.1 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

“Vjosës i ka mbetur vetëm vota e duetit Haxhi Avdyli & Haki Abazi”

 

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për Gazetën Express ka folur rreth deklaratave të Vjosa Osmanit e cila tha se rrugëtimin politik do ta vazhdojë e vetme. Sipas saj, kjo për shkak LDK’ja ka mbajtur në pushtet kapësit e shtetit.

Madje, Osmani tha se LDK’së i ka mbetur vetëm logoja, pasi votuesit e partisë i përfaqëson ajo.

E lidhur me këtë, kreu i LDK’së ka deklaruar se Osmanit i ka mbetur vetëm vota e “duetit Haxhi Avdylit & Haki Abazit”.

Ndër të tjera, Mustafa të shtunën i ka rikujtuar Osmanit se i kanë humbur zgjedhjet e 6 tetorit dhe se pozitat aktuale që i mban sot i ka falë politikës dhe lidershipit të LDK’së, meqë kishte kushtëzuar Kurtin që ta shkarkonte Konjfucën dhe ta propozonin Osmanin për kryekuvendare.

“Lista zgjedhore, në të gjitha zgjedhjet ka qenë e LDK-së, me logo të LDK-së, e përkrahur nga të gjitha strukturat e partisë dhe e votuar nga anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së. Të gjitha pozitat që i mbajnë njerëzit e LDK-së janë rezultat i politikave të LDK-së. Zgjedhjet e vitit të kaluar nuk janë fituar. I kemi humbur. Sipas këtyre rezultateve, qytetarët e kanë votuar Vjosën vetëm për deputete”, ka thënë Mustafa.

I pari i LDK’së thotë se të dyja pozitat që sot i mban Vjosa Osmani, pra atë të kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, janë si rezultat i politikave të partisë dhe vetë Mustafës si kryetar, e jo si rezultat i votave.

Mustafa në këtë intervistë për Gazetën Express thotë se në negociatat më Lëvizjen Vetëvendosje për koalicion, e kishte kushtëzuar Albin Kurtin që ta shkarkonte Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit dhe në atë pozitë të vendosej Vjosa Osmani.

“Ndërkaq në proces të negociatave me VV për bashkëqeverisje, si Kryetar i LDK-së kam kushtëzuar që VV të propozojë Vjosa Osmanin për Kryetare të Kuvendit, duke e shkarkuar Glauk Konjufcën. Pra pozitat që i mban sot Vjosa ia ka siguruar lidershipi i LDK-së, un? si Kryetar e kam nënshkruar marrëvedhjen. Mbi këtë bazë sot është edhe u.d. e Presidentit. Nuk e ka bërë vota, por marrëveshja politike që e kam drejtuar unë si Kryetar i LDK-së. Me vota do të ishte Glauk Konjufca Kryetar i Kuvendit dhe u.d. i Presidentit”, ka shtuar tutje i pari i LDK’së.

Mustafa e lë në ndërgjegjen e Osmanit faktin që ajo vazhdon të qëndrojë kryetare e Kuvendit dhe tashmë edhe u.d e presidentit edhe pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkohë e ka pyetur Osmanin se në çfarë cilësie i mban këto dy pozita, si anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës apo si pjesëtare e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Çështje tjetër është se a është morale dhe etike që pas prishjes së koalicionit dhe të marrëveshjes, Vjosa të vazhdojë ta mbajë atë pozitë që ka derivuar nga marrëveshja e prishur. Shihet qartë se ajo nuk ka reflektuar parime. Po e përgojon lidershipin e LDK-së se e vetmja dëshirë e tyre është të mbesin në pushtet , ndërkaq duhet të merret me pushtetin e saj dhe me faktin se kah i buron ky pushtet. Duhet të deklarohet se pozitën si Kryetare e Kuvendit rrjedhimisht edhe si ud e Presidentit a e mban si anëtare e LDK-së apo e VV-së. Mbi të cilat parime qëndron në ato pozita?!?”, ka thënë Isa Mustafa për Express.

Isa Mustafa thotë se si Lidhje Demokratike nuk e llogarit si të veten meqë është prishur koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në fund, i pari i LDK’së tha se nga zgjedhjet e fundit, Osmanit i ka mbetur vetëm vota e “duetit Haxhi Avdyli & Haki Abazi”, derisa shtoi se “të tjerët i ka zhgënjyer”.

Më Shumë

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 7 gradë Celsius

Të hënën moti mbi Kosovë do të mbajë kryesisht me diell. Gjatë ditës parashihet të ketë dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në...

Sigal Prishtina triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit

Sigal Prishtina u rikthye te fitoret, duke triumfuar në Prizren ndaj Proton Cable Prizrenit 85:101 (24:18, 20:30, 23:25, 18:28), në javën e 15-të të...

Lajmet e Fundit