Policia raporton për sulmin fizik të infermierëve në Prizren

Një përleshje fizike ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:10 në Urgjencën  e Prizrenit, ku tre persona kanë sulmuar stafin mjekësor, me ç’rast lëndime kanë pësuar personat nga stafi mjekësor dhe sulmuesit.

Policia e Kosovës në raportin për 24 orët e fundit njofton se në emergjencë ka ndodhë një përleshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe katër personave personel mjekësor.

“Sipas informatave njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në Prizren, por stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur fjalosja”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

“Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe stafi mjekësor edhe të dyshuarit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Lajmet e Fundit