Prizren, prezantohet rrejshëm si polic me pistoletë lodër

Në Prizren është arrestuar një person i cili ishte paraqitur si polic, duke shkuar në një qendër bamirësie dhe duke kërkuar respektim të masave anti-Covid.

I dyshuari e kishte vizituar disa herë qendrën e bamirësisë me pretekstin se është zyrtar i Policisë.

“Me datën 22 dhjetor 2020, policia në Prizren ka pranuar një informacion se një person i dyshimtë që disa herë viziton një qendër bamirësie në Prizren me pretekstin se është person zyrtarë dhe kërkon respektimin e masave anticovid-19. Në këtë rast i dyshimti prezantohet si person zyrtar në cilësinë e policit. Punëtorët e kësaj qendre duke dyshuar se ky person nuk është polic të njëjtin e raportojnë dhe gjatë verifikimit nga njësia e hetimeve rajonale, është konstatuar së ky person është prezantuar rrejshëm”, ka njoftuar Policia e Prizrenit.

I dyshuari ka mbajtur një armë, e cila më vonë është vërtetuar se është e plastikës.

“I dyshimti tashmë S.D i lindur në vitin 1973, mbante në brez një armë (Pistoletë) me këllëf, por e cila më vonë është vërtetuar se ishte lodër e plastikes, pra nuk ishte armë e vërtete. I dyshuari paraprakisht edhe para dy muajve e kishte kryer të njëjtin veprim”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

“I dyshuari është shoqëruar në polici nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ku edhe është intervistuar, gjithashtu i është sekuestruar edhe pistoleta e plastikës me mbishkrimin ‘’DESERT EAGLE PISTOL”. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore”./Express/

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit