Limaj mobilizon strukturat për zgjedhjet e parakohshme

NISMA Socialdemokrate ka mbajtur sot një takim me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve, ku është diskutuar rreth përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga drejtuesit e degëve që të mobilizojnë dhe angazhojnë strukturat e Nismës anekënd vendit, në mënyrë që ky subjekt të dalë sa më i fuqishëm nga procesi i parakohshëm zgjedhor.

Gjithashtu, Limaj, drejtuesve të degëve u ka thënë se, “ruajtja dhe mbrojtja e vlerave tona kombëtare është vet programi ynë si Nismë, dhe në funksion të kësaj duhet që të gjithë të angazhohemi maksimalisht”.

NISMA Socialdemokrate thotë se është duke u angazhuar në teren që të garojë e vetme në këtë proces zgjedhor dhe zëri i saj të jetë edhe më i fuqishëm në parlament dhe çdo institucion ku udhëheq me të.

Në këtë takim, anëtarët e kryesisë dhe drejtuesit e degëve të Nismës u dakorduan që në varësi të rrethanave të këtij procesi zgjedhor, të vendoset se si do të merr pjesë Nisma në këto zgjedhje, si e vetme apo në ndonjë koalicion parazgjedhor.

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Lajmet e Fundit