3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Pamje nga nxjerrja e një veture nga vërshimet në rajonin e Prizrenit

Një veturë e tipit Mercedes-Benz dje është nxjerrë nga uji në rajonin e Prizrenit. Vetura si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe sasisë së madhe të ujit kishte ngecur në një vend dhe nuk kishte mundur të lëvizte nga aty. Një shofer me xhip është ai që i ka dalë në ndihmë shoferi me Mercedes duke e tërhequr.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa komuna janë përmbytur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Lexo Edhe:
Dy të vdekur nga stuhia e borës në Spanjë, ushtria u del në ndihmë vozitësve të bllokuar
Komunat me vërshimet më të mëdha ishin Gjakova, Malisheva, Rahoveci, Drenasi dhe Suhareka.

Vërshimet që kanë ndodhur janë faktuar edhe me video e fotografi, ku shumë shtëpi e objekte janë vërshuar dhe kanë pësuar dëme të mëdha nga sasia e madhe e ujit.

Nga fshati Celinë është publikuar një video ku një Mercedes-Benz është tërhequr nga një shofer me xhipin e tij duke e shpëtuar nga përmbytja e ujit.

Vetura si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe sasisë së madhe të ujit kishte ngecur në një vend dhe nuk kishte mundur të lëvizte nga aty.

Më poshtë keni pamjet e publikuara në rrjetet sociale.

 

.

 

 

 

Më Shumë

Komuna e Dragashit nënshkruan memorandum për menaxhimin e pyllëzimeve në Restelicë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për monitorimin dhe menaxhimin e pyllëzimeve dhe infrastrukturës...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit