Joshua merr këtë këshillë për meçin me Furyn

Wladimir Klitschko është boksieri që ka dueluar ndaj dy kampionëve të botës në peshën e rëndë, britanikëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Në të dyja këto duele ai ka dalë i mundur.

Gjithsesi, ai i njeh mirë të dy boksierët britanikë, ndaj i jep Joshuas disa këshilla se si të dalë fitues nga dueli me Furyn.

“Ky është një duel i madh për të dy boksierët dhe këtë sport. Fury është i pamposhtur dhe ka një avantazh të lehtë psikologjik në këtë drejtim. Ky duel do të varet nga mënyra se si do të duelojë Joshua. Ai nuk mund të përballet me Fury njësoj si ndaj Andy Ruiz apo Kubrat Pulev”, tha Johnathan Banks, trajneri i Klitschko.

“Nëse Joshua dëshiron të fitojë ndaj Fury, atëherë Joshua duhet të ndryshojë stilin e të boksuarit. Joshua është i fortë fizikisht, ndër më të mirët, por duhet të përgatitet për një sfidë ndaj një boksierit që nuk bie kollaj në tapet dhe që mbrohet mirë”, u shpreh Johnathan Bank.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit