9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Murat Jashari: Nuk jemi në shërbim të politikës

MuratJashari5-29Përfaqësuesi i familjes Jashari nga Prekazi thotë se për më shumë se 100 vjet shtet, shqiptarët janë më të lirë, ndonëse të ndarë, me ç’rast ideja e rilindësve për bashkimin e trojeve shqiptare ende nuk është jetësuar.

Sipas Murat Jasharit, nga jetëgjatësia në pushtet e politikanëve shqiptarë në Ballkan, ka bërë që ata të largohen nga realiteti në të cilin jetojmë.

Gjatë një interviste për gazetën “Zërin”, Murati pohon se familja Jashari nuk e mbështet asnjë politikan, apo subjekt politik në Kosovë, ndonëse respekton funksionet kushtetuese shtetërore. Atij nuk i kujtohet as hera e fundit kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ta ketë vizituar Kullën e Jasharëve, ndonëse pranon se as nuk ndjehen të hendikepuar.

“Po e them me sinqeritetin më të madh, familja Jashari i takon popullit dhe është e popullit shqiptar. Politikanët janë për ne figura që shkojnë e vijnë. Nëse një politikan do ta kryejë detyrën mirë do ta ketë urimin tonë dhe do ta ketë mbështetjen tonë”, thekson Jashari.

Ai pranon se në bisedimet me Serbinë, Kosova u ka hyrë në hak shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Drejtori i Spitalit të Prizrenit viziton Repartin e Hemodializës në Ditën Ndërkombëtare të Veshkës

Në kuadër të shënimit të Dita Ndërkombëtare e Veshkës, drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka zhvilluar një vizitë...

Lajmet e Fundit