8.2 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

“Ariu i Artë” për vepër jetësore do t’i jepet Ken Loach-it

KenLoach-regjisorRegjisorit britanik Ken Loach, për vepër jetësore do t’i jepet “Ariu i Artë”, në edicionin e ardhshëm, të 64-tin me radhë, të Festivalit Ndërkombëtar të filmit, Berlinale.

Drejtori i festivalit, Dieter Kosslick ka deklaruar se Loach do të nderohet me mirënjohje për kinematografi humanitare dhe angazhim politik.

“Ken Loach është një prej regjisorëve më të mëdhenj të Evropës. Gjatë karrierës së tij gati 50-vjeçare, ka treguar një kontinutiet të jashtëzakonshëm, por në të njejtën kohë ka qenë edhe inovativ”, ka theksuar Kosslick, transmeton Kultplus.

“Interesimi I tij I thellë për njerëzit dhe fatet individuale të tyre, si dhe angazhimin e tij kritik për shoqërinë e ka shprehur përmes formave të ndryshme kinematografike. Ia japim këtë tribut regjisorit Loach dhe jemi krenarë për mënyrën humane se si i portretizon padrejtësitë në shoqëri, në filmat e tij”, ka shtuar ai.

Në Berlinale do të shfaqen 10 filmat e Loach, përfshirë doku-dramën e vitit 1966 “Cathy Come Home”, filmin për tregtinë me drogë të vitit 2002 “Sweet Sixteen” dhe “Looking for Eric”, i realizuar në vitin 2009 me ish futbollistin francez, Eric Cantona.

Regjisori shtatëdhjeteshtatë veçar, i njohur për aktivizimin e shoqërisë dhe filmat që trajtojnë mosmarrëveshjet në punë, shpesh ka angazhuar edhe aktorë amatorë në fimat e tij me tematikë luftërat.

Me filmin “The Wind That Shakes The Barley”, Loach e ka fituar “Palmën e Artë” në Kanë, në vitin 2006.Festivali i Filmit i Berlinit do të mbahet prej 6 deri më 16 shkurt 2014, me premierën botërore të Wes Anderson-it, “The Grand Budapest Hotel”.
Në linkun më poshtë mund ta ndiqni trailerin e filmit “Kes” (1969), me aktorin, David Bradley.

Më Shumë

Drini i Bardhë mbyll sezonin vjeshtor me fitore

Drini i Bardhë ka përmbyllur sezonin vjeshtor me një fitore të vlefshme në udhëtim, duke mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1:2. Golat e fitores...

Përvjetori i lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot shënohet 81-vjetori i i lindjes së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.   Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me...

Lajmet e Fundit