26.9 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Urime Malishevë!

Fatmir-limajTë nderuar qytetarë,

Unë sonte do te jem i shkurtër sepse koha e fjalëve ka mbaruar sot, dhe se tash fillon koha e punës.

Unë sonte dua të ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, për guximin dhe për shpresën që keni ngjallë në Malishevë poashtu edhe në të gjitha komunat tjera në Kosovë.

Gjatë këtyre javëve që jemi takuar së bashku unë ju ftova që të besonim se ndryshimi vjen kur në guxojmë.

Unë ju ftova që ta kthejmë komunën në shërbim të qytetarëve pa dalluar askënd.

Ju ftova që t’ua kthejmë dinjitetin mësimdhënësit dhe t’ua hjekim frikën e kërcnimit e të shantazhit.

Ju ftova që fëmijëve tanë të ua hapim mundësite për një shkollim më të mirë.

Ju ftova që bujkut tonë të ia rrisim standartin e jetesës.

Ju ftova që bizneseve tona t’ua rrisim mundësitë e zhvillimit.

Ju ftova që diasporën tonë t’a bëjmë të ndihen mirë në atdheun e tyre.

Ju ftova që të bashkohemi për të dhënë mesazh atyre që u munduan të njollosin qytetarin tonë.

Ju ftova që t’a hjekim frikën nga Malisheva dhe ta kthejmë vetbesimin, lirinë dhe guximin, shpresën se vota e lirë, se shprehja e vullnetit të lirë është themel i demokracisë dhe lirisë.

Ju ftova që askush të mos frikësohet nga fjala e lirë për të cilën kemi sakrifikuar shumë.

Prandaj sot keni fituar ju të nderuar qytetarë.

Sot ju duhet të festoni dhe të gëzoheni me rezultatin që keni arritur, sepse keni dhënë shembull se në demokraci ka fuqi vota e lirë me të cilën ndëshkohen ata që nuk punojnë për interesin dhe për mirëqenien e qytetarit!

Sot me vullnetin e lirë ju keni ndryshuar Komunen, kurse nesër do te ndryshoni Kosovën.

Dua të falënderoj edhe njëherë të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe ata qytetarë që me kontributin e tyre ruajtën votën, e ruajtën procesin dhe treguan qytetari…

I juaji,

F. LIMAJ

(Fjalim i mbajtur sot në Malishevë pas shpalljes së rezultateve)

Më Shumë

Dogana e Kosovës zbulon mall me origjinë të pasaktë në Vërmicë, nis procedura kundërvajtëse

Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast të mosdeklarimit të saktë të origjinës së mallrave gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës. Gjatë...

Prizreni godet sërish në merkato: Huazon portierin Enes Morina nga Malisheva

FC Prizreni ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke arritur marrëveshje me KF Malisheva për huazimin e portierit të talentuar kosovar,...

Lajmet e Fundit