16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Qeveria dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje për Kontratën kolektive, sot pritet të nënshkruhet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot me përfaqësuesin e Sindikatës së Bashkuar të Arismit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj kanë rënë dakord për kontratën kolektive për arsim dhe pritet që marrëveshja të nënshkruhet sot gjatë ditës.

Hoti në një konferencë për media tha se janë dakroduar për të gjitha çështjet.

“I kemi dakorudar të gjitha çështjet në kuadër të kontratës kolektive për arsim, duke i saktësuar të gjitha aspektet kryesore”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë tha se janë saktësuar çështjet lidhur me themelimin e marrëdhënies së punës, avancimin, kriteret e punësimit, të drejtat e mësimdhënësve, koha e punës, etj.

Ai bëri të ditur se janë pajtuar që të paguhet paga e 13-të për arsimin parauniveristar, duke filluar nga viti 2023 dhe kjo sipas tij do të lidhet me performancën në arsim. Hoti tha se janë pajtuar për shujtën ditore dhe shpenzime e transportit.

“Këto sigurisht që kanë implikime financiare dhe sot do të nënshkruhet kontrata me disa ndërhyrje teknike”, tha Hoti.

Ai më tej tha se është moment i mirë që e rregullon mënyrën e funksionimit të arsimit dhe u shpreh i kënaqur që kanë adresuar çështjet që janë parë me interes nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe nga SBASHK-u.

Hoti po ashtu përsëriti se për shkak të orëve të shtuara të punës së arsimtarëve gjatë pandemisë, do t’iu bëhen dy pagesa shtesë në pagë, në fund të shkurtit dhe në fund të majit në mënyrë lineare, në përputhje me mundësitë buxhetore. /Telegrafi/

Më Shumë

Kurti i fton në takim të përbashkët liderët e partive politike

Kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur...

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Lajmet e Fundit