Ambasadori gjerman viziton Dragashin, theksohet bashkëpunimi për zhvillim

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, së bashku me përfaqësues të menaxhmentit të lartë të GIZ.

Gjatë takimit, kryetari Xheladini e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe interesimin për komunën, duke e njoftuar me organizimin politik dhe administrativ, si dhe me sfidat kryesore me të cilat përballet Dragashi.

“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Shkëlqesinë e Tij, z. Rainer Rudolph, së bashku me përfaqësues nga menaxhmenti i lartë të GIZ-it”, ka deklaruar Xheladini.

Pas takimit, delegacioni vizitoi edhe hapësirat e organizatës AVOKO, ku u njoh nga afër me implementimin e projekteve dhe rezultatet e bashkëpunimit me komunitetin lokal.

Komuna e Dragashit, sipas kryetarit, mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Lajmet e Fundit