Xhaka luan ndeshjen e 200-të për Arsenalin

Ndeshja jubilare e Granit Xhakës me Arsenalin, nuk ishte me shumë fat. Mesfushori kosovar të martën mbrëma e luajti ndeshjen e 200-të për skuadrën londineze.

“Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Të luaj 200 ndeshje për Arsenalin është diçka që më bën shumë krenar”, ka thënë Xhaka për sajtin e Arsenalit.

Arsenali pësoi 2:1 nga Wolves në kuadër të Premier Leagues. Xhaka e kompletoi ndeshjen dhe u ndëshkua me të verdhë. Në 200 ndeshje në të gjitha garat, Xhaka ka 13 gola e 19 asistime.

Ai ka luajtur 140 ndeshje për Borussia Moenchengladbachun dhe 67 për Baselin. Ndërkohë 28-vjeçari ka 85 paraqitje e 12 gola për Zvicrën. Është kapiten i përfaqësueses helvetike.

Më Shumë

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit