Haradinaj: Bashkëjetesa fetare, vlerë e kombit tonë dhe shembull për të gjithë botën

Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, sot bëri zyrtarisht hapjen e fushatës zgjedhore në Prizren.

Pas kësaj, ai shkoi në Rahovec ku vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame dhe teqet e Sheh Bislimit dhe Sheh Mehdiut.

Haradinaj ka thënë se “bashkëjetesa fetare është vlerë e kombit tonë dhe shembull për të gjithë botën”.

“Pas hapjes së fushatës zgjedhore në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve në Prizren, vazhdova për në qytetin e bashkëluftëtarëve të mi, Tonit e Micit në Rahovec. Vizitova Këshillin e Bashkësisë Islame dhe teqet e Sheh Besimit dhe Sheh Mehdiut. Falënderues për mikpritjen e tyre shqiptare. Bashkëjetesa fetare është vlerë e kombit tonë dhe shembull për të gjithë botën!”, ka shkruar ai në Facebook.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit